“Veprimtaria e gjyqtarit Laban rrezikon sigurinë kombëtare”, Kushtetuesja s’e merr parasysh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes AKI-së e ka alarmuar Gjykatën Kushtetuese për njërin nga gjykatësit e saj. Institucioni i lartë i sigurisë ka vlerësuar se ‘veprimtaria e Radomir Laban përbën rrezikim dhe kërcënim të sigurisë kombëtare’. Kushtetuesja nuk ndan këtë mendim dhe nuk ka paralajmëruar se do të marr ndonjë masë. Laban, që ishte propozuar si gjykatës nga Lista Serbe, ka edhe disa vjet mandat e së fundmi Ministria e Drejtësisë refuzoi që ta licenconte për noter

6 vjet pasi u emërua e kur i kanë mbetur edhe tri në këtë pozitë, sërish janë ngritur pikëpyetje për kredibilitetin dhe integritetin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.

I emëruar nga Kuvendi e i dekretuar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2018, para katër ditësh atij i është refuzuar pozita e noterit.

Vendimi është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ani se nuk janë dhënë shumë detaje, në arsyetim është thënë se kjo është bërë pas informacioneve të pranuar nga AKI-ja.

Dukagjini ka pyetur fillimisht Gjykatën Kushtetuese se si është e mundur që për pozitën e noterit Laban të mos jetë i përshtatshëm por të vazhdojë të ushtrojë funksionin e gjykatësit në institucionin më të lartë të vendit.

Gjykata është përgjigjur duke thënë se ‘ai ishte zgjedhur pas vlerësimit të kandidaturës së tij në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”.

Por, kur televizioni ka pyetur Presidenten e Shtetit për këtë çështje, ata kanë dhënë më shumë detaje, përfshirë se e kishin alarmuar Gjykatën Kushtetuese me një raport të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

ZYRA E PRESIDENTES VJOSA OSMANI thuhet se “gjatë mandatit të saj Presidentja është informuar lidhur me veprimtari të gjyqtarit Laban të cilat, sipas vlerësimit të institucioneve të sigurisë, rrezikojnë sigurinë kombëtare. Me sugjerim të Presidentes, AKI i ka ndarë këto informacione me Gjykatën Kushtetuese si dhe me Ministrinë e Drejtësisë. Poashtu Presidentja është njoftuar që lidhur me këtë çështje AKI ka dërguar informacion edhe në institucionet e tjera të sigurisë si dhe ato të drejtësisë”.

Dukagjini i ka dërguar pyetje shtesë Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 118 të Kushtetutës me propozim të 2/3 të gjykatësve mund të iniciojë shkarkimin e gjyqtarëve.

Por, pos që nuk kanë marr asnjë vendim, tërthorazi Gjykata këtë raport të AKI-së që e kishin pranuar me sugjerim të Presidentes, e ka vlerësuar edhe si ndërhyrje në punën e tyre

GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS thuhet se “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, si autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e saj. Gjykata gjithashtu sigurohet që të gjitha masat e ndërmarra të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet e aplikueshme, praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, detyrim kushtetues ky për të gjitha autoritet publike në Republikën e Kosovës, dhe procedurat e përcaktuara në rregullativën dhe aktet e saj të brendshme”.

Aty shtohet se sipas Kushtetutës shkarkimi megjithatë mund të iniciohet

“vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave”.

Për krime në Serbi Laban është dënuar para se ta merrte detyrën e gjykatësit, përkatësisht në vitin 2011 u dënua me 11 vjet burgim për korrupsion si zyrtar i Doganës së Serbisë. Ai e kishte përfunduar gjysmën e dënimit sepse ishte në paraburgim nga 2006 deri në vitin 2009. Pas gjykimit kryesor ai ishte liruar por kur u dënua, iku në Kosovë.

Pas 7 vjetësh Laban ishte nominuar në pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Lista Serbe.

Sipas Radios Evropa e Lirë, të paktën deri në vitin 2021 Laban ende e kishte aktive fletarrestin e Interpolit.

Pavarësisht gjithë kësaj, kjo bie ndesh edhe me nenin 114, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas së cilit Gjykata përbëhet nga juristë të shquar të karakterit më të lartë moral.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika