Vërshimet nga shiu, Fushtica: Kemi pasur 15 intervenime

Në emisionin “Rreth e rrotull” të RTV Dukagjini, Fushtica ka deklaruar se pikat më problematike pas reshjeve të dendura të shiut mbesin stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe tek ura në Shkabaj

Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka bërë të ditur se ka pasur 15 intervenime në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Në emisionin “Rreth e rrotull” të RTV Dukagjini, Fushtica ka deklaruar se pikat më problematike mbesin stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe te ura në Shkabaj. Te kjo e fundit, siç tregon Fushtica, dy qytetarë janë shpëtuar pasi veturat kishin ngecur në ujë.

“Si pasojë e reshjeve dhe motit ekstrem që ka kapluar jo vetëm kryeqytetin, por gjithë Kosovën, ka pasur vërshime të lokalizuara në disa pika në kryeqytet. Vlen të theksohet se ne me marrjen e informatës, jemi në bashkëpunim me Institucionin Hidrometerologjjik, këtë informatë e kemi marrë me kohë dhe kemi filluar të marrim përgatitjet paraprake. Të hënën është mbledhur edhe ekipi, të gjitha drejtoritë, ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve, i pusetave atmosferike, e kanalizimeve…kemi pasur 15 intervenime në kryeqytet, dy pika kanë qenë më problematike që përsëriten dhe do të zgjidhen shumë  shpejt. Është pika te stacioni i autobusëve ku zakonisht me vite të tëra kemi problem dhe  kemi pasur edhe në një pikë në Shkabaj, tek ura, ku kemi bërë shpëtimin e dy veturave me qytetar brenda me ndihmën e zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës”, ka treguar ai.

Ndërkaq, eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se Instituti Hidrometerologjik kishte dhënë alarmin për reshje, si rrjedhojë e të cilave, Fushtica tha se masat ishin marrë tashmë.

Nga vërshimet e shiut, vendet më të prekura ishin kryeqyteti, Vushtrria dhe Podujeva.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika