Veseli për tentim vrasjen e Jablanoviqit: Qërim hesapesh në mes bandave kriminale

Rasti i atentatit është konflikt mafioz në mes bandave në veri, thotë Afrim Veseli, ish-ushtarak, për tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit[vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”

Afrim Veseli, ish-ushtarak, tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit[vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”, e konsideron qërim hesapesh në mes bandave kriminale në veri.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Veseli ka thënë se organet e rendit të Kosovës duhet të veprojnë në përputhshmëri me ligjin.

Ai shpreson që rasti të zbardhet sa më shpejt në mënyrë që siç thotë Veseli nuk duhet të lihet hapësirë për manipulim nga politika serbe.

“Është një rast i rëndë për qytetarët e Kosovës dhe për organet e rendit, duket që është një qërim hesapesh në mes të bandave kriminale në veri të vendit. Organet e rendit të Kosovës duhet të veprojnë në përputhshmëri me ligjin dhe uroj sa më shpejt që të zbardhet rasti që të mbyllet si kapitull mos të lihet hapësirë për manipulim nga politika serbe. Rasti i atentatit thjesht konflikt mafioz në mes bandave atje. Gjatë gjithë këtyre viteve përfaqësuesit serbë sidomos në veri, kanë gënjyer popullatën atje”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika