Vështirësitë më të mëdha, me të cilat, ndeshen ata që duan të punësohen në Gjermani

Në një sondazh nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me afro 30 mijë persona që duan të shkojnë në Gjermani për arsye punësimi, rreth katër nga pesë pjesëmarrës kanë thënë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit





Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshironin më tepër mbështetje kur kërkojnë një punë në Gjermani.

Në një sondazh jopërfaqësues të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me afro 30 mijë persona që duan të shkojnë në Gjermani për arsye punësimi, rreth katër nga pesë pjesëmarrës kanë thënë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit.

Në anketën e realizuar nga OECD-ja, në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane, shkruan DW.

74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare.

Pjesa më e madhe (19 për qind) vjen nga India – kryesisht specialistë të IT-së. Në vendin e dytë ndër vendet e origjinës është Kolumbia (10 për qind), ku interes për të punuar në Gjermani kanë sidomos infermierë dhe personelë sanitarë.

Në vendin e tretë vjen Turqia (nëntë për qind), nga e cila, kërkojnë të shkojnë kryesisht zanatçinjtë.

Më shumë burra se gra

70 për qind e atyre që deklaruan se ishin të interesuar për të shkuar në Gjermani për të punuar janë meshkuj.

Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët, rreth 80 për qind u shprehën se do t’i merrnin familjet me vete.

Kontrata e punës është zakonisht parakusht për migrimin në Gjermani.

Që nga viti 2020 në Gjermani kanë pasur mundësi të shkonin për një gjysmë viti, për të kërkuar punë edhe punonjës të kualifikuar me një kualifikim që u njihet në Gjermani.

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Këtë javë, qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligj për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat.

Sipas vlerësimeve për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen, do të nevojiten qindra-mijëra emigrantë në vit, për ta përballuar mungesën e fuqisë punëtore.

Risitë, sipas vullnetit të koalicionit qeverisës, përfshijnë një sistem pikësh për të kontrolluar migrimin për motive punësimi.

Përveç kësaj, të interesuarit në të ardhmen do të jenë në gjendje të punësohen edhe pa iu njohur kualifikimi, gjë që do ta bëjnë më vonë në Gjermani.

Ndryshimi i planifikuar me ligj do të shoqërohet edhe me reklama përkatëse për thithjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika