Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, një grua ka vdekur teksa dy persona të tjerë kan mbetur të lënduar, dhe të njëjtit janë duke u trajtuar, njofton Dukagjini.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Autostrada-Ibrahim Rugova, Prizren /17.02.2026-14:30. Raportohet për një vetë aksident trafiku me drejtues të veturës mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës i cili mbetet në tretman mjekësor, si dhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasoje e plagëve ka ndërruar jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin policor.
