Një vetaksident ka ndodhur paraditen e të dielës në fshatin Vrellë të Istogut.
Si pasojë e këtij vetaksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i polisicsë në Pejë, Fadil Gashi.
“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut ka ndodhur rreth orës 10:40. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal te Pejës. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, u shpreh Gashi.