Vetëvendosje e vetme në seancën për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës është mbajtur seanca e thirrur për votimin e presidentit të Republikës së Kosovës, por në të po marrin pjesë vetëm deputetët e Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit.

Partitë opozitare nuk po marrin pjesë në këtë seancë, e cila është thirrur për të proceduar me votimin për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Thirrja e seancës u bë e mundur pasi Vetëvendosje propozoi edhe kandidatin e dytë për president. Krahas kandidaturës së Glauk Konjufca, kjo parti vendosi në garë edhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Të fundit nga rubrika