Vetura bie në Drinin e Bardhë, humb jetën një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident rrugor në fshatin Radavc të Pejës. Vetura me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin "Drini i Bardhë". Disa qytetarë kanë nxjerrë dy persona të lënduar rëndë, një prej të cilëve nuk ka mbijetuar

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar në një aksident rrugor në fshatin Radavc të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetura me targa vendore ka dalë nga rruga e ka rënë në lumin “Drini i Bardhë”.

Nga vetura disa qytetarë i kanë nxjerrë dy persona të lënduar rëndë, një nga të cilët nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё. Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrfikësit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёrsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika