Vetura e Policisë së Kosovës sulmohet me gurë në Zveçan (VIDEO)

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në Komunën e Zveçanit, ndërsa po përpiqej të arrinte në objektin e komunës. Ky është një incident i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore

Pamjet e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës, ku disa persona të maskuar godasin me gurë automjetin.

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në komunën e Zveçanit.

Siç raportohet nga ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, Policia e Kosovës ka menduar se mund të arrijë me veturë në objektin e komunës.

Por, tashmë vetura e policisë është larguar.

Gazetari i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, po qëndron aty, nga ku ka dërguar pamjet ku shihen persona të maskuar duke vrapuar dhe duke gjuajtur me gurë.

Kjo tregon vazhdimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe sfidat me të cilat po përballen forcat e rendit dhe ligjit kohëve të fundit.

Po ashtu, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të mërkurën në Zveçan është dëmtuar një automjet i saj zyrtar.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.

Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika