(VIDEO) Tensione në Shqipëri, pasi deputetët e përjashtuar nuk lejohen të hyjnë në Kuvend

Tetë deputetë opozitarë në Shqipëri janë penguar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit të tyre nga sekretariati i etikës

Tetë deputetë opozitarë në Shqipëri nuk janë lejuar që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit si pasojë e përjashtimit nga sekretariati i etikës.

Deputetët që janë drejtuar për në Kryesi për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, janë ndaluar nga Garda e Republikës që kanë marrë urdhër të tillë, shkruan TopChannel.

Deputeti Flamur Noka ka hyrë me forcë duke kapërcyer barrierat, me ç’rast është futur në oborrin e Kuvendit.

Në anën tjetër, deputeti Dashnor Sula ka bërë thirrje që të lejohen brenda.

Bardhi ka thënë për mediat që aksioni opozitar sot e ka treguar fytyrën e vërtetë të kryeministrit Edi Rama.

“T’u tregojmë të gjithë shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kaq shumë gardistë të Gardës së Republikës nuk u çohen krimit dhe bandave, i nxirren deputetëve të opozitës. Ne nuk kemi ndonjë betejë me Gardën e Republikës, por kjo është fytyra e tyre. Mos m’i ktheni mua kamerat, kthejuani atyre”, ka thënë Bardhi.

Ndërsa, Berisha u ka folur gazetarëve nga dritarja e Kryesisë, ku më parë kishin hyrë me forcë deputetët e përjashtuar.

Foto e marrë nga TopChannel.
Foto e marrë nga TopChannel.
Foto e marrë nga TopChannel.
Foto e marrë nga TopChannel.
Foto e marrë nga TopChannel.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika