Vidhen 30 mijë euro në Prizren, e dyshuara identifikohet dhe kthehen një pjesë e parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Prizrenit janë vjedhur 30 mijë euro. Policia ka arritë të identifikoj të dyshuaren, dhe gjithashtu edhe një pjesë e parave janë kthyer

Ilustrim

Në një njoftim të Policisë së Kosovës, më datë 13 shtator 2022, në stacionin policor në Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Sipas këtij njoftimi, viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur rreth 30000 euro nga shtëpia e tij në Prizren.

Hetuesit e stacionit policor të Prizrenit kanë arritur të identifikojnë të dyshuarën për këtë rast dhe t’i gjejnë 14 mijë euro fillimisht.

Ndërkaq, hetimet kanë vazhduar dhe në ditët në vijim, më datë 22 shtator, kanë arritur që t’i gjejnë edhe 9 mijë e 400 euro të tjera.

Policia ka njoftuar se pas të intervistimit të të dyshuarës, me urdhër të prokurorrit rasti shkon me procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika