Vinarci i Epërm pa ujë, kompania e ujësjellësit thotë se po keqpërdoret

Banorët në fshatin Vinarc i Epërm në Mitrovicë, tash e disa ditë janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit të pijes. Përderisa në disa shtëpi mbërrinë në mesnatë, në disa të tjera nuk ka fare. Nga kompania rajonale e ujësjellësit, thonë se mungesat e ujit, po vijnë si rezultat i keqpërdorimit të ujit që po përdoret për ujitje

Ujin e kësaj pusete, anëtarët e familje Hasani nga Vinarci i Epërm në Mitrovicë, po e përdorin për të gjitha qëllimet e tjera, përpos pijes.

Për të siguruar ujin e pijes, kryefamiljari Idriz Hasani thotë se shkojnë në qytet.

Sipas tij, për gati 2 javë janë duke u ballafaqur me mungesë të ujit të pijes.

“Ujë nuk kemi që dhjetë ditë. jemi tu hjek më të, po furnizohemi prej pusëve për kjamet, për kjamet, por për ujë të pijesë po duhet më shku nga këtu e në qytetë më mbush nëpër qezme tek të afërmit,” ka thënë Idriz Hasani, banor i fshatit Vinarc i Epërm.

Ngjashëm veprohet edhe nga shumica e familjeve në fshatin me mbi 300 banorë.

Por ka edhe të tillë, që blejnë ujin për pije.

“Kogja nxehtë po thahen pemët e bahqet, ujë nuk ka. E kemi një pus kapak po edhe ai,  ka nis mu shterr. Për me pi po blejm. Shum shqetësuese është në këto temperature mos me pas ujë,” tha një tjetër banore Shefkije Hasani.

Por nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, kanë një sqarim në lidhje me ankesat e banorëve të këtij fshati.

“Ne e kemi qit ekipet në teren, problem nuk ka, keqpërdorime ka enorme në atë pjesë. Jemi dal e kemi kontrollu atë pjesë, shtypja është e dobët dhe për këtë arsye në pjesën e nalt nuk po shkonë uji. Sasi të ujit në sasi të madhe nuk kemi, por vetëm shkaku i keqpërdorimit në Vinarc  të Poshtëm po i le pa ujë atë të lartin,” deklaroi Bekim Rushiti nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet e saj në Shipol e Balincë, janë duke punuar me kapacitetet të plota, ndërsa zgjidhjen për problemet e mungesës së ujit, e shohin tek përdorimi racional dhe ndërprerja e keqpërdorimit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika