Viola von Cramon: Qeveria nuk po zhvillon dialog me serbët e Kosovës siç kishte premtuar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka shfaqur nevojën e dialogut mes qeverisë dhe komunitetit serb të cilët jetojnë në Kosovë. Sipas von Cramon është për keqardhje pse Qeveria e Kosovës nuk është duke zbatuar një premtim të cilin e kishte bërë vetë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

 





Euro-deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, dhe gjithashtu Raportuese për Kosovën në PE, ka thënë së qeveria e Kosovës nuk është duke zbatuar premtimin e saj që kishte bërë se do të bisedonte me serbët lokal të Kosovës

Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, qytetarët serb të Kosovës janë të acaruar me situatën.

“Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Jam përpjekur që të bisedoj me njerëz nga komuniteti serb në vende të ndryshme. Por e vetmja gjë që kam dëgjuar, pavarësisht nëse i kam takuar gjatë kohës sa isha këtu në Kosovë, nëse ishim në terren, nëse ishte në Strasburg apo në Bruksel, kudo që më takojnë, ata janë shumë të frustruar”, ka thënë von Cramon.

Më tej, Von Cramon, ka treguar se si duhet të bisedojë Qeveria e Kosovë më qytetarë e saj serbe sipas saj i duhet një sistem përkthimi.

“Ata thonë po, në letër janë mirë por, kudo gjendja në terren dhe praktika duken krejtësisht ndryshe. Dhe kjo është ajo që unë mendoj se është me të vërtetë një mundësi e madhe për t’u humbur. Pra, nëse e merrni seriozisht këtë, nëse vërtet dëshironi të keni një dialog me qytetarët tuaj, gjë që unë mendoj se është e vetëkuptueshme, nëse doni të krijoni një shtet dhe keni të paktën dy gjuhë zyrtare, ju duhet një sistem i duhur përkthimi”, ka shtuar ajo.

Von Cromon ka përfunduar se pavarësisht etnisë shqiptare, zyrtarët shtatorë sipas saj duhet të bëjnë përpjekje për t’iu drejtuar në gjuhën serbe popullit, raporton Kallxo.com, transmeton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika