Vizita e Escobar dhe Lajçak, mundësi e fundit për qetësim të situatës

Si mundësi e fundit për të arritur një marrëveshje mes palëve para 1 shtatorit, po vlerësohet vizita e dy emisarëve për dialogun, amerikanit Gabriel Escobar dhe evropianit Mirslav Lajçak. Njohës të fushës, e shohin si pozitive edhe përfshirjen e opozitës në këtë proces nga dy ndërmjetësuesit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Janë zyrtarët kryesorë ndërkombëtarë të përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e ardhja e tyre në Prishtinë po shihet si mundësia e fundit për një marrëveshje para 1 shtatorit.

Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për bisedimet, sipas analistëve, po e shtojnë presionin që palët të merren vesh dhe të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë javën që vjen.

Sipas tyre, është reale mundësia që të shtyhet përpara një marrëveshje përfundimtare mes palëve, shkaku edhe i përfshirjes së opozitës në takimet e tyre.

“Ka një mobilizim më të madh të ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshje. Qeveria deri më tani ka qalu në dialog dhe s’ka tregu kreativitet andaj dihet të merret për bazë një spektër ma i gjerë politikë. Takimet më partitë opozitare është shenjë se duhet një spektër më i gjerë për një marrëveshje në dialog. Duhet të përgatitemi për dialogun dhe të tentojmë të merremi vesh më Serbinë”, ka deklaruar Abit Hoxha, profesor në Norvegji.

“Ardhja e tyre në Kosovë po shihet  një vazhdimësi e përpjekjeve për ta stabilizuar situatën në Veri e dyta për ta ofru një klimë minimale të mirëbesimit mes palëve dhe e treta për ta marr një konsensus më të gjerë. Të krijojnë një ide të një konsensus më të gjerë dhe ndoshta edhe për t’i bërë presion Kurtit për të qenë më kooperativë”, ka deklaruar profesori, Milazim Krasniqi.

Dy emisarët e dialogut erdhën në Kosovë, vetëm 5 ditë pas takimit në Bruksel ku të dy ishin gjithashtu prezentë por nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve.

Escobar dhe Lajçak vizitën do ta vazhdojnë në Serbi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika