Vizita e Zelenskyt në Tiranë, takim kokë më kokë me Ramën dhe firmosje marrëveshjesh

Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, pritet të arrijë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën

Tirana po bëhet gati të mirëpresë një tjetër samit të rëndësishëm, atë Ukrainë-Evropa Juglindore.

Presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelensky, pritet të arrijë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Fillimisht parashikohet një takim kokë më kokë në Kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës.

Më pas, do t’i firmosin marrëveshjet dhe do t’i drejtohen pallatit të kongreseve, nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga kryeministri Rama në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

 09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

 9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

 10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

 13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

 13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. /TopChannel

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika