Vjedhje në zyrat e ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj

Të dielën e 12 shkurtit ka ndodhur një vjedhje në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj. Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli

Zyrat e ujësjellësit "Bifurkacioni" në Feriza

Gjatë kësaj të diele ka ndodhur një vjedhje në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se nga zyrat e “Bifurkacionit” është vjedhur DWR i kamerave të sigurisë.

“Sot, rreth ore 06:14, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Bifurkacioni’ në Ferizaj, është një rast i vjedhjes”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin.

“Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.”, ka thënë tutje Veseli.

Mes tjerash, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt ka theksuar se policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika