Vjosa Osmani drejt Parisit, merr pjesë në Forumin e Paqes

Në edicionin e pestë të Forumit të Paqes që do t’i bëjë bashkë më 11 dhe 12 nëntor më shumë se tre mijë aktorë të qeverisjes globale, do ta marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e3 Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten dhe të premten do të jetë pjesë e Forumit të Paqes që pritet të mbahet në Paris.

Tema në të cilën Vjosa Osmani do të jetë paneliste titullohet “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.

“Sipas raportit të Indeksit Global të Paqes, në vitin 2022, paqja ra në nivelin më të ulët në 15 vjet, me një numër në rritje të konflikteve dhe tensione të rritura në mbarë botën. Kjo në një kohë kur është më urgjente se kurrë forcimi i veprimit kolektiv dhe multilateralizmit për t’iu përgjigjur krizave të shumta që po kalon bota”, thuhet në faqen zyrtare të këtij forumi.

“Ky edicion do të shqyrtojë se si të ruhet bashkëpunimi global kur gjeopolitika bëhet pengesë, por edhe se si ndonjëherë duhet të vizatohen vija të kuqe”, vijon njoftimi.

Ndë anën tjetër, pjesë e këtij forumi do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se do të jetë pjesë e Forumit të Paqes në Paris.

Ai ka theksuar se në kuadër të kësaj vizite do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Pos me Macron, presidenti serb do të takohet edhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Në dy ditët e ardhshme, do të kem takime në Paris me Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak. Do të shohim se sa shumë do të mbahen bisedime atje”, ka deklaruar Vuçiq, raporton B92.

“Kam anuluar një mori vizitash, përfshirë atë në Katar për nisjen e Kupës së Botës në futboll, për shkak të situatës në vend”, ka shtuar ai, duke treguar se në plan është edhe një bisedë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Edicioni i 5-të i këtij forumi do të bëjë bashkë më 11-12 nëntor më shumë se 3 mijë aktorë të qeverisjes globale.

Pikat kryesore të programit do të fokusohen në objektivat që synojnë përmirësimin e dialogut global dhe adresimin e sfidave globale.

Pritet të prezantohen 60 projekte të reja për të zgjidhur sfidat që shkojnë përtej kufijve kombëtarë.

Ndër të tjera do të ketë më shumë se 80 seanca dhe shkëmbime (debate dhe tryeza të rrumbullakëta).

Forumi i Paqes në Paris është tanimë një ngjarje ndërkombëtare vjetore e fokusuar në ringjalljen dhe përmirësimin e qeverisjes globale.

Në këtë forum do të marrin pjesë personalitet nga e gjithë bota.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika