Von Cramon reagon ndaj Brnabiqit: ‘Shohim që keni shumë konsulentë humori kur përgatitni raporte…’

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit i kërkoi një konsulent humori

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon





Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq i ka kërkuar raportuesës për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon të kërkoj konsulent për humor.

“Dhe, këshilla miqësore: ju lutem Viola von Cramon, merrni një konsulent për humor. Ju duhet një”, ka shkruar Brnabiq.

Von Cramon ka reaguar ndaj Brnabiqit me anë të një postimi në Twitter.

Von Cramon ka reaguar duke thënë se kanë shumë konsulentë humori kur përgatitin raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut.

“Shohim që keni shumë konsulentë humori kur përgatitni raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika