Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një ‘Republika Srpska’ të dytë

Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian. “Ka modele të ndryshme edhe në BE dhe asnjë prej tyre nuk është e ngjashme me 'Republika Srpska' sepse nuk kemi kurrfarë interesi që të krijojmë një trup të dytë sikurse ‘Republika Srpska’ dhe kjo është e sigurtë. Ajo që u kemi ofruar palëve në Kosovë është diçka që nuk mund të çojë në ndonjë çarje apo ndarje”, ka thënë Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon duke komentuar Asociacionin e komunave me shumicë serb ka theksuar se BE-ja nuk do të lejojë një “Republika Srpska” të re.

Von Cramon gjithashtu theksori se pret që takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të përmbyllet me marrëveshje.

Ajo pret që të ketë edhe nënshkrim mbi dokument të dy liderëve.

Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian. “Ka modele të ndryshme edhe në BE dhe asnjë prej tyre nuk është e ngjashme me ‘Republika Srpska’ sepse nuk kemi kurrfarë interesi që të krijojmë një trup të dytë sikurse ‘Republika Srpska’ dhe kjo është e sigurtë. Ajo që u kemi ofruar palëve në Kosovë është diçka që nuk mund të çojë në ndonjë çarje apo ndarje”, ka thënë Von Cramon në një intervistë në RTK.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika