Von der Leyen bën thirrje për “tranzicion të vërtetë” në Iran

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se rreziku i përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme është “real”, ndaj “tranzicioni i vërtetë” në Iran është urgjentisht i nevojshëm.

Ajo i bëri komentet në rrjetin social X, pas një bisede telefonike me Sheikun e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Liderja e BE-së nuk përmendi Izraelin apo Shtetet e Bashkuara në mesazhin e saj, por tha se ajo dhe Sheiku Hamad kanë diskutuar për “pasojat e sulmeve të pamatura të Iranit” ndaj Katarit.

Të dielën në mëngjes u raportua për disa shpërthime në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Sipas von der Leyenit, tranzicioni i vërtetë “duhet të nënkuptojë ndalimin e programeve ushtarake bërthamore dhe të raketave balistike të Iranit, si dhe përfundimin e veprimeve destabilizuese në ajër, tokë dhe det”.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që çdo ndryshim të reflektojë “shpresat demokratike të popullit të guximshëm të Iranit”./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika