Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po përballet me një rritje të ndjeshme të kostove të importit të lëndëve djegëse fosile pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Sipas saj, fatura e BE-së për importet e energjisë është rritur me mbi 22 miliardë euro brenda 44 ditëve të fundit, pa pasur rritje të furnizimeve.
“Po paguajmë një çmim shumë të lartë për varësinë tonë nga lëndët djegëse fosile”, tha von der Leyen.
Ajo theksoi gjithashtu se liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është e një rëndësie thelbësore dhe kërkoi koordinim të fortë mes shteteve anëtare të BE-së.
Izraeli mbështet bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit, thotë Netanyahu
