Von Der Leyen në Lampedusa: Ne do të vendosim se kush do të vijë në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se autoritetet evropiane do të "vendosin se kush do të vijë në Bashkimin Evropian"

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të dielën se autoritetet evropiane dhe jo trafikantët do të “vendosin se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash”.

Von der Leyen i bëri komentet gjatë një vizite në Lampedusa, e shoqëruar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa dhjetëra qytetarë të ishullit italian protestuan kundër rritjes së fluksit të migrantëve kohët e fundit.

Rreth 126 mijë migrantë kanë mbërritur në Itali këtë viti, deri tani. Shifra është pothuajse sa dyfishi i një viti më parë. Lampedusa ka mbajtur barrën kryesore kohët e fundit, me mijëra prurje vetëm këtë javë, më shumë se popullsia e ishullit italian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe anëtarë të tjerë të kabinetit italian, u zotuan të trajtojnë çështjen e migracionit gjatë një vizite në ishullin Lampedusa të dielën.

“Kryeministrja Meloni dhe unë jemi sot këtu për të ofruar një përgjigje të koordinuar nga autoritetet italiane dhe evropiane. Dua të jem shumë i qartë. Ne kemi një detyrim si pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Ne e kemi përmbushur këtë detyrim në të kaluarën dhe do ta bëjmë sot dhe në të ardhmen. Por ne do të vendosim se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash, dhe jo kontrabandistët dhe trafikantët”, tha udhëheqësja e Komisionit Evropian.

Vetëm brenda një dite këtë javë, në ishullin e vogël mbërritën 7 mijë migrantë. Tensionet janë rritur në ishull, i cili është më afër Tunizisë sesa Italisë kontinentale.

Banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me numrin e madh të migrantëve në ishull. Migrantë nga Afrika e Veriut përpiqen të arrijnë Evropë duke i përdorur birgjet e ishullit Lampedusa. Banorët thonë se ka dekada që ndodh ky veprim.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar ta ndihmojë Italinë për të pëballuar prurjet e migrantëve, ndonëse Italia ka kërkuar një bllokadë detare për të frenuar fluksin. /VOA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika