Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: BE kërkon liri, e jo represion

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton lirinë dhe jo represionin, përfshirë të drejtën për tubim paqësor.

“Ne angazhohemi për partneritet, jo për nënshtrim”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia bëri zgjedhjen për t’i bashkuar Bashkimit Evropian pothuajse dy dekada më parë dhe shtoi se pret që Serbia të ecë drejt BE-së dy herë më shpejt.

“Mundësia për anëtarësim në BE premton paqe, mirëqenie dhe solidaritet, veçanërisht në kohë krizash. E keni parë këtë në praktikë, merrni si shembull krizën energjetike të vitit 2022. Ne u përballëm me të së bashku, BE-ja ofroi të njëjtat masa edhe për partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, ashtu si për shtetet anëtare. Kjo tregon se jemi partner i besueshëm. Ne po e lidhim Serbinë me tregun energjetik të BE-së, kjo është garanci që familjet serbe do të jenë të sigurta dhe do të kenë ngrohje. Kemi ftuar Serbinë të bashkohet me mekanizmin për blerjen e gazit”, tha Von der Leyen.

Ajo theksoi se tani është momenti që Serbia të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit.

“Së pari, përparim në sundimin e ligjit, mediat dhe ligjin zgjedhor. Ja vlen të investohet përpjekje në këto fusha, sepse ato ju afrojnë më shumë synimit. Këto janë themelet e një shoqërie paqësore, theksoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se pret një shkallë më të lartë të përputhshmërisë në politikën e jashtme, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, “Keni përputhur 61 për qind, por ne duam më shumë.”

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika