Analisti politik Sadri Ramabaja ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke e cilësuar situatën si një rast që kërkon prioritetin e interesit kombëtar mbi procedurat formale.
Ramabaja ka theksuar se vota plebishitare krijon një obligim për VV-në, që kriterin funksional të republikës dhe interesin e shtetit t’ia imponojë procesit të zgjedhjes së nënkryetarit.
“Vota plebishitare, e obligon VV-në, që interesin kombëtar të ia imponoj në këtë rast kriterin funksional të republikës…
Mua intereson interesi nacional dhe jo të bie një parlament i tërë në kurthet e neneve dhe paragrafe të juristëve të dobët, që e kanë hartuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Dhe këto u dashtë me i trajtu në komisione statutare e kushtetuese. E jo të bëhen objekt i debateve televizive. Republika duhet të funksionalizohet dhe pastaj mund t’i kthehen proceseve që i takojnë prokurorisë e gjykatave. Nëse Lista Serbë nëse vazhdon me këtë frymë antiligjore dhe antikushtetuese duhet të shpallet jashtëligjshme. Kjo çështje do tejkalohet jashtëzakonisht lehtë…”, ka thënë Ramabaja.