Të enjten e 14 korrikut, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është votuar në lexim të dytë Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Ky projektligj ka marrë 60 vota për dhe një abstenim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Gjithashtu, është votuar edhe Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.
Me 61 vota për, është votuar raporti vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Në sallë ishin të pranishëm 66 deputetë, dhe me 60 vota për është votuar edhe Kodi i Procedurës Penale me amendamentet e miratuara.
Ndërsa në fillim të seancës, nuk kishte kourum prej 61 deputetëve që të fillojë votimi i pikave në rend dite.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fillim të kësaj seance, ka deklaruar se duhet të pritet ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që të arrihet kuorumi, ndërsa deputetët e opozitës kanë filluar të dalin nga seanca.
Nis seanca por s’ka kuorum të votohen pikat e rendit të ditës