Voton edhe Abdixhiku: Ditë e shenjtë e demokracisë, qytetarët të votojnë masivisht

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit, Abdixhiku u deklarua për media, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.

“Ju falënderoj për shërbimin e madh që po bëni në këtë  ditë të madhe të demokracisë, njëkohësisht falënderoj të gjithë komisionarët , vëzhguesit zyrtarët e KQZ-së, Policinë dhe të gjithë njerëzit përgjegjës që në këtë ditë të shenjtë të demokracisë kujdesen që vota qytetarë të marrë epilogun përfundimtar. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë, dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të Republikës së Kosovës. Është ditë feste për ne, për LDK-në”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika