Voton kandidati i VV-së për komunën e Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Kandidati i LVV-së për kryetar të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë. Pas votimit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i humbasin këto zgjedhje dhe të mos kenë frikë të japin votën e tyre

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi.

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, për kryetar të Komunës së Leposaviqit, tashmë ka votuar në qendër të Kushtovës.

Pas votimit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i humbasin këto zgjedhje dhe të mos kenë frikë të japin votën e tyre.

“Banorët të dalin në zgjedhje sa më shumë, të mos kenë frikë aspak dhe të mos ketë asnjë mungesë”, ka thënë Hetemi.

Në vendvotimin e improvizuar në fshatin Kushtovë e Vllahisë të komunës së Leposaviqit, deri më tani kanë dalë për të votuar 13 persona.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 63 votues.

Vendvotimi i improvizuar në fshatin Kushtovë e Vllahisë të komunës së Leposaviqit.

Aktualisht, në veri të vendit janë duke u zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se 313 qytetarë votuan deri në orën 11:00.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për RTK-në se deri më tani procesi i zgjedhjeve në komunat e veriut, sa i përket çështjes së sigurisë, është duke shkuar mirë.

Ai ka thënë të dielën se këto zgjedhje janë më ndryshe në aspektin e sigurisë, pasi Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë më të angazhuara.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika