Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi: Pres fitore të bindshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka hedhur votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

Kryeministri Xhaferi ka votuar në Forinë të Gostivarit, në fshatin ku ka lindur.

Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas hedhjes së votës së tij, ka deklaruar se koalicioni Fronti Evropian pret fitore bindëse në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale që po zhvillohen gjatë ditës së sotme [mërkurë].

Sa i përket pyetjes nga gazetarët për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur mbështetjen për koalicionin opozitar shqiptar VLEN, Xhaferi shprehet se çdo deklarim ka një shkallë ndikimi, por sipas tij, janë vetë qytetarët ata që do të vendosin.

“Unë nuk kam pse të druaj për fatin e rrjedhës në fund në kontekstit të numrave, është çështje e vullnetit të qytetarit, askush nuk mund të ndërhyjë në atë vullnet. Kemi sqaruar për të dalë në vendvotime. Kandidatët për presidentë janë deklaruar, qytetarët kanë mundësi të përzgjedhin. Duke qenë një nga kandidadët, pres që të ketë fitore të bindshme, varet prej vullnetit të qytetarit. Gjithsesi, çdo deklarim publik ka një shkallë ndikimi, në perceptim, në përzgjedhje, por qytetarët do të vendosin siç mendojnë të vendosin. Unë jam kryeministër i vendit dhe vendi është ndër të parët që ka njohur pavarësinë e Kosovës, si kryeministër, nuk ka pse të ndikohen raportet institucionale, nuk ka ndikim negativ në raportet shtetërore. Fronti Evropian, edhe si front, por edhe si subjekt ka vërtetuar, është përcaktimi që vendi të shkojë në BE, orientimin e ka pro evropian”, theksoi  Xhaferi, raporton ABC News.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Maqedoni të Veriut

 

Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para të dyfishta që mbahen në ketë vend prej vendosjes së demokracisë në vitet ‘90.

Rreth 2 mijë vëzhgues do t’i monitorojnë zgjedhjet në RMV

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika