Vrasja e Bedri Rexhepit, reagon vëllai i tij: Na u shua çdo shpresë

Pas konstatimit të vrasjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi ka reaguar vëllai i tij duke thënë se tanimë familja e tij e ka humbur çdo shpresë

Bedri Rexhepi





Prokurori, Armend Hamiti, ka bërë të ditur se Bedri Rexhepi është vrarë nga dy persona për shkak të përftimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurosh. Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vallasaliu, të cilët dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Pas këtij konstatimi të prokurorit, ka reaguar vëllai i Bedri Rexhepit, Adnan Rexhepi, i cili ka thënë se familjes së tij i është shuar çdo shpresë.

“Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllain tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë!”, ka shkruar ai.

“Ne këto ditë që i kaluam dhe po i kalojmë, ju falënderojmë përzemërsisht të gjithë ju që në çfarëdo forme ishit bashkë me ne, na qëndruat afër, ofruat ndihmën tuaj që dhimbjen e mërzinë ta ndajmë së bashku”, ka vijuar ai.

Ai ka bërë të ditur se varrimi i Bedri Rexhepit do të bëhet të enjten më 20 tetor në orën 13:00 në qytetin e Shtimes.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika