Një person dyshohet se është vrarë, mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Prokuroria Themelore të Prishtinës e kan konfirmuar se tashmë rasti po trajtohet nga Prokuroria.
Pa dhënë detaje më shumë, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala ka thënë se prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.
Në anën tjetër, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 19:30 kanë pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”- ka konfirmuar Ahmeti.
Sipas saj aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./KALLXO.com