Vrasja e Liridona Ademajt, Kolektivi Feminist paralajmëron protestë gjithëpopullore

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar për një protestë gjithëpopullore të martën, më 4 dhjetor, në shenjë solidariteti me Liridona Ademajn, vrasja e së cilës dyshohet se u inskenua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore të martën e 4 dhjetorit, së solidarizimin me të ndjerën, Liridona Ademaj, vrasja e së cilës dyshohet se i inskenua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Protesta fillon nga ora 18:00, në sheshi “Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

“Sot ishim te Pallati i Drejtësisë, me rastin e seancës për përcaktimin e paraburgimit për Naim Murselit, G.P dhe K.K, vrasës të Liridona Ademajt. Ne shprehëm revoltën tonë dhe e paralajmëruam protestën tonë gjithëpopullore e cila do të bëhet të martën, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.  Ju ftojmë të gjithave/ëve në organizim dhe solidarizim mbarëkombëtar. Në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë”, thuhet në njoftim e tyre.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika