Vrasja e trefishtë në Lipjan ndodhi brenda familjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre perosna të vdekur. Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, Dukagjini mëson se vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familje. Siç mësohet i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryerë vetëvrasje.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika