Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gadime të Ulët të Lipjanit, ku një grua është sulmuar brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”, ndërsa viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka njoftuar Ahmeti.