Vritet gazetarja e Al-Jazeera-s gjatë përleshjeve në Jenin

Një gazetare e transmetuesit ndërkombëtar të Katarit i 'Al Jazeera', është vrarë, derisa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin e pushtuar të Jeninit

Një gazetare e Al-Jazeeras është qëlluar për vdekje derisa po mbulonte një aksion të Izraelit në qytetin e Bregut Perëndimor, Jenin, të mërkurën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, raporton AP, transmeton Portali D.

Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, ka vdekur pasi është qëlluar me armë. Një gazetar tjetër palestinez, që punon për gazetën Al-Quds me seli në Jerusalem, po ashtu është qëlluar, por gjendja e tij është stabile.

Al Jazeera ka fajësuar Izraelin për vrasjen. Në një komunikatë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “dënojë dhe të mbajë përgjegjëse forcat okupuese të Izraelit për shënjestrim dhe vrasje të qëllimshme të koleges, Shireen Abu Akleh”.

Ushtria e Izraelit ka thënë se forcat e saj janë sulmuar me armë të rënda dhe eksplozivë në Jenin, dhe është dashur të kundërpërgjigjen. Ushtria ka thënë se “po heton ngjarjen dhe po shikon edhe opsionin nëse gazetarët janë qëlluar nga palestinezët e armatosur”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka thënë se ai e konsideronte ushtrinë izraelite plotësisht përgjegjëse për vdekjen e saj, shkruan The Guardian, transmeton Portali D.

Mahmud Abbas

Shireen Abu Akleh, 51 vjeçar, një nga gazetaret më të njohura të botës arabe që kishte mbuluar konfliktin për dekada, është qëlluar në kokë të mërkurën në mëngjes dhe është dërguar në spital në gjendje kritike.

Shireen Abu Akleh

Shumë në Palestinë dhe jashtë saj dolën në mediat sociale për të shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tyre.

“Forcat okupatore izraelite vranë gazetaren tonë të dashur Shireen Abu Akleh, ndërsa mbulonin brutalitetin e tyre në Jenin këtë mëngjes. Shireen ishte gazetarja më e shquar palestineze dhe një mike e ngushtë”, ka shkruar Husam Zomlot, ambasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhuna është rritur në Jenin javët e fundit, pasi forcat izraelite të sigurisë kanë shtuar operacionet në zonë pas një vale sulmesh terroriste vdekjeprurëse që synonin izraelitët, duke lënë 19 të vdekur.

Izraelitët kanë qenë prej kohësh kritikë ndaj mbulimit të Al Jazeera-s, por autoritetet në përgjithësi i lejojnë gazetarët e saj të veprojnë lirshëm.

Një tjetër gazetare e Al Jazeera, Givara Budeiri, është arrestuar shkurtimisht vitin e kaluar gjatë një proteste në Jerusalem dhe u trajtua për thyerjen e dorës, për të cilën punëdhënësi i saj fajësoi trajtimin e ashpër nga policia.

Marrëdhëniet midis forcave izraelite dhe mediave, veçanërisht gazetarëve palestinezë, janë të tensionuara. Një numër gazetarësh palestinezë ishin plagosur nga plumbat e gomës ose gaz lotsjellës, ndërsa mbulonin demonstratat në Bregun Perëndimor. Një gazetar palestinez në Gaza ishte qëlluar dhe vrarë nga forcat izraelite, ndërsa filmonte protestat e dhunshme përgjatë kufirit të Gazës në vitin 2018.

Kauza dhe qëllimi i dhunës izraelite

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika