Vritet një gazetar gjatë një granatimi nga Izraeli në kufi me Libanin

Është vrarë një gazetar dhe janë plagosur gjashtë të tjerë gjatë një granatimi izraelit përgjatë kufirit në jug të Libanit

Forcat izraelite afër kufirit me Libanin. 12 tetor 2023. Foto: Lisi Niesner (Reuters)

Gjatë një granatimi izraelit përgjatë kufirit në jug të Libanit, është vrarë një gazetar dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Fotografi i Associated Press ka qenë në vendin e ngjarjes, ku kishte një numër të gazetarëve ndërkombëtarë. Ai tha se pa trupin e gazetarit të vrarë dhe gjashtë të tjerëve të plagosur, dhe sipas fotografit, disa prej tyre u dërguan në spital me autoambulanca.

Televizioni i Katarit, al-Jazeeram tha se dy prej punonjësve të tij, Elie Brakhya dhe Carmen Joukhadar, janë në mesin e të plagosurve.

Granatimi ndodhi gjatë një shkëmbimi zjarri përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit, përkatësisht mes trupave izraelite dhe anëtarëve të grupit militantë libanez të Hezbollahut.

Në kufirin mes Izraelit dhe Libanit që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ka pasur incidente sporadike të dhunshme.

Gazetarët nga e mbarë bota kanë shkuar në Liban, pas shqetësimeve se lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, mund të zgjerohet edhe me përfshirjen e Hezbollahut.

Pas nisjes së sulmeve masive të Hamasit ndaj Izraelit, edhe Hezbollahu kreu sulme ajrore ndaj Izraelit. Ky i fundit është kundërpërgjigjur menjëherë ndaj Hezbollahut përmes sulmeve ajrore më 8 tetor, teksa po vazhdon përgjigjen e ashpër edhe ndaj militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. /REL

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika