Vuajtja e përshkruar në romanin “Njeriu pa emër”

Autorja, Hatixhe Fona – Shala, ka promovuar romanin e saj më të ri “Njeriu pa emër” në librarinë Dukagjini. Libri karakterizohet nga një përshkrim i mirë i një njeriu të vuajtur dhe vështirësitë me të cilat e ka përballur jeta

Romani "Njeriu pa emër" nga Hatixhe Fona - Shala.





Në librarinë Dukagjini, është promovuar romani “Njeriu pa emër” i autores Hatixhe Fona – Shala.

Shala, njihet si autore që prek tema të ndjeshme të shoqërisë, duke dhënë porosi përmes zërit të personazheve që i krijon vetë.

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, Shala ka treguar se personazhi në librin “Njeriu pa emër” është një personazh i imagjinuar.

“Libri është një rrëfim prekës që paraqet jetën e një të burgosuri politik, i cili përjeton katrahurat e masakrës së Dubravës. Poashtu tregon se si sëmundja e amnezisë me të cilën përballet, i’a vëshirëson edhe më shumë jetën”, ka thënë Shala.

Pjesë e personazheve të tjera të librit “Njeriu pa emër” janë edhe Drita, Mrika, Ariana dhe të tjera.

Hatixhe Fona – Shala në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini

Libri karakterizohet nga një përshkrim i mirë i një njeriu të vuajtur dhe vështirësitë me të cilat e ka përballur jeta.

Hatixhe Fona – Shala, është autore edhe e librit “Heshtja e Hanës”, një roman që trajton temën për vajzat që braktisin fëmijët e tyre, e që është pritur shumë mirë nga lexuesit.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika