Vuçiç: Kroacia, Kosova e Shqipëria po krijojnë aleancë ushtarake kundër Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq akuzoi sot Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për krijimin e një aleance ushtarake “kundër Serbisë”, por pohoi se ushtria serbe është mjaft e fortë për të penguar çdo agresor të mundshëm.

“Nuk ishte rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe ata nuk e bënë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë… Pse po na detyroni të pretendojmë se jemi më budallenj se jemi? Ne nuk jemi budallenj që nuk e kuptojnë pse e bëtë”, u tha Vuçiq mediave në Pekin, raporton agjencia Beta.

Vuçiq nuk tha se për cilën aleancë po i referohej, por ndoshta po i referohej deklaratës mbi bashkëpunimin në mbrojtje të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në mars, shkruan KosovaPress.

Dokumenti thotë se bashkëpunimi synon stabilitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore, mbështetjen për rrugën euroatlantike dhe forcimin e aleancës së tre vendeve mike.

Vuçiq tha se Serbia “nuk do të prekë askënd”, por po forcon ushtrinë e saj për të mbrojtur integritetin e saj territorial.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika