Vuçiq bisedon me Sorensenin, kërkon hapa konkretë për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me emisarin e Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut ndërmje Prishtinës dhe Beogradit dhe nevojën për një përfshirje më aktive të BE-së në këtë proces.

Vuçiq ka deklaruar se gjatë takimit ka theksuar sfidat me të cilat, sipas tij, përballet populli serb në Kosovë.

“Një bisedë e hapur me Peter Sorensen rreth rrjedhës aktuale të dialogut me Prishtinën dhe vazhdimit të tij me një përfshirje më aktive të BE-së.

Në veçanti, theksova sfidat me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për pozicionin e popullit serb në Kosovë dhe shpreha shqetësim për qëllimin e Prishtinës për të filluar zbatimin e vendimeve të reja përshkallëzuese dhe thellësisht diskriminuese nga 15 mars”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Po ashtu, Vuçiç ka kërkuar ndërmarrjen e hapave konkretë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se serbët në Kosovë presin prej 13 vitesh.

“Jam i bindur se është në interes të të gjitha palëve të shmangin lëvizjet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të këmbëngulin, me ndërmjetësimin e BE-së, në zbatimin e plotë të detyrimeve të marra përsipër dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika