Vuçiq i interesuar se çfarë është ‘komuniteti politik evropian’

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Serbisë, ka shprehur interesimin që ta kuptojë planin e Emmanuel Macron-it, pas ky i fundit, ka potencuar nevojën për një version të ri të Bashkimit Evropian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Të martën e dhjetë majit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth propozimeve të presidentit francez, Emanuel Macron, i cili më 9 maj, ka potencuar nevojën për një version të ri të Bashkimit Evropian.

Këto deklarata, presidenti francez i kishte bërë para Parlamentit Evropian në Strasburg, ndërkohë kishte propozuar që të përkrahet një lloji i ri i “komunitetit politik evropian” që do t’ua mundësonte vendeve jashtë BE-së, duke përfshirë Ukrainën dhe Britaninë, që t’i bashkohen “vlerave evropiane”.

Ndërsa Vuçiq, ka thënë se që një muaj nuk ka biseduar me presidentin e Francës. Ai, gjithashtu, ka theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Bashkimit Evropian (BE), por është interesuar që të dijë se cilat janë planet e BE-së.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

“Do të doja të dëgjoja se cili është plani i tij përfundimtar që të mund të deklarohem”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, më nëntë maj, i pari i Francës kishte propozuar një BE paralele për shtete që kanë vlera ta përbashkët demokratike duke thënë se “komuniteti politik evropian” do të jetë i hapur ndaj kombeve demokratike evropiane, që u përmbahen vlerave thelbësore të BE-së në fusha të tilla si bashkëpunimi politik, siguria, bashkëpunimi në energji, transport, investime në infrastrukturë apo lëvizjen e njerëzve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika