Vuçiq: Kam një propozim për Kosovën nga Gjermania dhe Franca, por nuk jam i sigurt nëse mund ta pranojmë

Në një fjalim drejtuar mediave, presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka njoftuar se ka marrrë një porpozim për Kosvoësn nga Gjermania dhe Franca. Ai ka thënë se këtë propozim nuk mund ta hedhësh nga dritarja pasi është nga dy vendet më të forta, megjithatë nuk është i sigurt nëse mund ta pranojë këtë propozim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në në një deklarim para mediave ka bërë të ditur se ka marrë një propozim nga gjermania dhe Franca, por që nuk është i sigurt nëse do ta pranojnë.

“Sot kemi një propozim nga Gjermania dhe Franca dhe duhet ta diskutojmë. Nuk mund ta hedhësh nga dritarja propozimin e dy vendeve më të forta, por nuk jam i sigurt nëse mund ta pranojmë këtë. Gabimi ynë më i madh është se pranuam që BE-ja të fillojë të menaxhojë procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ne ende nuk e kemi vënë seriozisht në rend dite çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se pozicioni sa i përket situatës së Kosovës po bëhet më i ndërlikuar, dhe shtetet perëndimore janë duke u munduar të zgjidhin problemin e Kosovës, duke e anëtarësuar në OKB.

“Pozicioni ynë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, siç e kemi parashikuar me saktësi tetë muaj më parë, shtetet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin e Kosovës ashtu siç mendojnë. Do ta zgjidhin në një mënyrë apo tjetër, duke e anëtarësuar në OKB”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka theksuar se propozimi i Francës dhe Gjermanisë është që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në. Në këmbim, Serbia do të kishte një rrugë më të lehtë për në BE, dhe një një sërë përfitimesh ekonomike.

Por, Vuçiq deklaroi se nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me normat juridike ndërkombëtare. Në këtë moment kemi tetë shënime për njohjen e Kosovës, do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, që është një punë tmerrësisht e vështirë për ne. Ne jemi shumë të vegjël për të luftuar me fuqitë e mëdha”, ka shtuar Vuçiq, shkruajnë mediumi serb.

Ai, gjithashtu, potencoi faktin se nuk do të ketë vullnet që të pranohet vendimi për pavarësinë e Kosovës, së paku derisa ai është në krye të shtetit.

Vuçiq: Nuk ka vullnet në udhëheqjen e Serbisë për ta njohur Kosovën

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika