Vuçiq kërkesë QUINT-it: Bëni gjithçka që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar nga BE dhe vendet e QUINT-it që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”

Aleksander Vuçiq -presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur të enjten në mëngjes, më 15 qershor, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it.

“Sa i përket incidentit të djeshëm, ne sillemi si një vend serioz dhe të arrestuarit do t’i trajtojmë në të njëjtën mënyrë. Ata nuk janë rrahur apo keqtrajtuar”, tha Vuçiq.

Ai tha se u ka ofruar përfaqësuesve të QUNIT-it që të shikojnë të gjitha regjistrimet dhe të dhënat e ngjarjes.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se ka kërkuar nga ata që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë akuzoi Kurtin se me çdo kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”, shkruan REL.

Vuçiq u takua me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Ky është takimi i dytë i presidentit të Serbisë me përfaqësues të BE-së dhe QUINT-it brenda dy ditësh. Një ditë më parë ai tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit që ka zhvilluar me ta.

“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Takimet u zhvilluan për shkak të tensioneve të shtuara mes Kosovës dhe Serbisë në ditët e fundit e fundit.

Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Të nesërmen, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika