Vuçiq: Kosova po planifikon një sulm në veri të Kosovës më 1 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se vendimi i autoriteteve të Kosovës për targa është marrë me qëllim të dëbimit të serbëve nga veriu i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nëpërmjet një deklarate drejtuar mediave, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia ka siguruar shtetin e pestë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Vuçiq ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi, ku ka thënë se Serbia është gjithnjë e gatshme për dialog, kurse sipas tij, Kosova nuk është e gatshme asnjëherë për dialog thelbësor, njofton Nova.rs.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk janë kurrë të gatshëm për dialog thelbësor, por kanë mbështetjen e fuqive perëndimore. Bëhet fjalë për faktin se kanë marrë dy vendime në institucionet e tyre, njëri është shkurtimi i të drejtës për të hyrë në Kosovë me letërnjoftime… Vendimi tjetër është marrë me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët, për të krijuar një stuhi të re”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu, ai ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës, për targat, duke thënë se nëse qytetarët serbë nuk i regjistrojnë veturat, atëherë “do t’u vidhen targat dhe veturat” nga institucionet e Kosovës.

“Nëse qeveria e Kosovës nuk i bind serbët që t’i regjistrojnë targat, atëherë institucionet e Kosovës do t’u vjedhin targat dhe veturat e serbëve”, ka deklaruar Vuçiq.

Mes të tjerash, Vuçiq u shpreh se “Kosova po planifikon një sulm në veri të Kosovës deri më 1 tetor”.

“Na dhanë afat për targat deri në fund të shtatorit. Do të thotë se më së voni deri më 1 tetor po planifikojnë një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë.

Ai ka thënë se si mund Kosova të flasë për reciprocitet, kur ata kanë ngacmuar me taksa, dhe kanë pushtuar veriun me forca speciale.

“Pastaj na kanë ngacmuar me taksa dhe pastaj kanë pushtuar veriun e Kosovës me njësi speciale edhe pse nuk kanë pasur të drejta. Pastaj kanë filluar të flasin për reciprocitet. Vazhdon dhuna ligjore ndaj serbëve. Të gjitha këto i kam thënë nga A në Z deri në Lajçak”, ka thënë mes të tjerash Vuqiq.

Ndërkaq, ai komentoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ëndërron se është Zelenskyy, dhe se nganjëherë ëndërron se është Hegeli.

Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të ndërmarrë veprime ushtarake dhe kërkoi nga pala prishtinase që të mos tentojë “të vjedhë pronën tonë dhe të dëbojë njerëzit tanë”.

“Ata kanë kohë të mjaftueshme deri më 30 shtator për të menduar”, ka shtuar Vuçiq.

Qeveria e Kosovës më herët ka vendosur reciprocitetin për hyrjen e qytetarëve serbë në Kosovë. Në mbledhjen e së mërkurës, qeveria e Kosovës vendosi të zbatojë të njëjtën masë si Beogradi zyrtar, i cili nuk pranon letërnjoftime, por u jep qytetarëve të Kosovës një letër në hyrje që zëvendëson dokumentet e identifikimit.

Qeveria merr vendim për reciprocitet të targave me Serbinë

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika