Vuçiq: Mendova se demarkacioni ishte zgjidhja

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, gjatë raportimit të tij në Kuvendin e Serbisë ka theksuar se ai kishte pasur një zgjidhje për Kosovën, dhe ajo kishte qenë demarkacioni, por nuk ishte lejuar pasi ishte kundërshtuar nga të gjithë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk po fsheh asgjë, mendova se demarkacioni [me Republikën e Kosovës] ishte zgjidhja, e kuptova se ishte e pamundur, sepse të gjithë m’u hodhët mbi kokë”, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçuq.

Por tani Vuçiq nuk e ka më të njëjtin mendim, sepse rrethanat kanë ndryshuar.

Duke iu përgjigjur pyetjes për zgjidhjen e tij në Kuvendin e Serbisë, ai tha se sot po e shikon qëndrimin në mënyrë realiste, sepse situata politike ka ndryshuar në 28 vitet e fundit, “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.

“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas 2008, as 2010, e gjithë kjo mbart diçka me vete”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se disa lëvizje e vështirësuan pozitën.

Ideja e demarkacionit më Serbinë ishte përkrahur nga ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpo kjo ide në Kosovë asokohe nuk kishte gjetur mbështetje, madje ishte quajtur si tradhti kombëtare nga opozita e atëhershme.

Tani përballë kërkesës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, ideja e shkëmbimit po përmendet nga njohës politikë dhe analistë të sigurisë si opsion më i mirë, raporton N1.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika