Vuçiq nderon Grenellin për “qasje të balancuar ndaj Serbisë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur ta dekorojë ish-të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish-të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të posaçëm të administratës amerikane për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në gusht të vitit 2021, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës filluan të trajtohen nga Gabriel Escobar, i cili u emërua zëvendësndihmëssekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Më 15 shkurt, Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar për nderimin e Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se ishte vendim që e mori personalisht, pasi sipas tij, Grenell “avokoi për Serbinë”.

“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, u përgjigj Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tradicionalisht në festën kombëtare nderon me urdhër të lartë shtetëror individë, shërbimet e të cilëve i konsideron të dalluara.

I pyetur nëse Qeveria e Serbisë e ka paguar Grenellin për lobim, presidenti i Serbisë tha: “Nuk mendoj se po, por unë nuk jam në Qeveri”.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është parakusht që të dyja vendet të vazhdojnë integrimin euroatlantik.

Beogradi zyrtar ende refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika