Vuçiq në Kotor: Besoj se me anëtarësimin në BE mund të arrijmë rezultate të rëndësishme

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, në Samitin e BE-së - Ballkani Perëndimor në Kotorr ka thënë që me anëtarësimin në BE mund të arrijnë rezultate të rëndësishme

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian janë sot në Kotor, në samitin nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Zyrtarë nga rajoni, përfaqësues të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se pret bisedime të mira.

“Besoj që anëtarësimi në BE mund të arrijmë rezultate të rëndësishme dhe të mira për qytetarët tanë,” tha Vuçiq.

I pyetur “çfarë kuptimi ka rezoluta për Srebrenicën”, Vuçiq tha se ai nuk kishte asnjë mesazh dhe se ishte “çështja e tyre”.

“Ata vendosin se si të qëndrojnë në këto çështje. Ne e dimë se cili është mesazhi ynë. Kanë disa të tjerë këtu që do të thonë si dhe çfarë presin. Ne nuk e bëjmë atë. Unë kam një pyetje, së cilës askush nuk ka përgjigje dhe cili është kuptimi i asaj dite, cili është kuptimi i asaj rezolute. Ata thonë se nuk është vendosja e fajit kolektiv, por çfarë është, pasi fajësia individuale tashmë është përcaktuar me gjykime. Asnjë emër nuk përmendet në vetë rezolutën. Secili duhet të marrë vendimin e tij dhe ne do të veprojmë në të ardhmen”, thotë Vuçiq.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika