Vuçiq para takimit me Kurtin: Do të jetë vështirë

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha Vuçiq, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar takimin e nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, ku do të diskutohet për të zhdukurit me forcë dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Nëpërmjet një videoje në Instagram, Vuçiq ka thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjtë” e Perëndimit janë kundër tij.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha Vuçiq, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Do të jetë e vështirë. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre, ndërkohë që BE-ja ka theksuar se ato obligohen që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Dështimi për t’i zbatuar ato do të ketë pasoja, ka paralajmëruar BE-ja.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika