Vuçiq pas samitit të BE-së: A ka falje nga mediat evropiane që e proklamonin Serbinë si vend të rrezikshëm në rajon?

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Serbia kanë pasur shkëmbime tregtare afro 30 për qind gjatë katër muajve të fundit. Ai, gjithashtu, ka kërkuar një kërkim fajle nga mediat evropiane, që sipas tij gjatë kohës së luftës Rusi-Ukrainë kanë proklamuar Serbinë si vend të rrezikshëm në rajon, duke rrezikuar pavarësinë e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

“Në mënyrë më optimiste, nëse bëhet një analizë e bashkëpunimit tonë me BE, në këto katër muaj Serbia ka arritur shkëmbime tregtare me BE-në, më shumë se 30 për qind, këtë vit do të arrijmë 40 miliardë euro, që nuk është vlerë e vogël as për një fuqi kaq të madhe ekonomike siç është BE, ndërsa shumë e madhe për një vend të vogël si Serbia”, kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas Samitit të BE-së, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Serbia kanë pasur një bashkëpunim në treg mjaft të mirë gjatë katër muajve të fundit.

Ai ka thënë se Serbia ishte mjaft mbështetëse për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me BE-në.

“Këta e meritonin të merrnin nisjen e procesit të negociatave, do ta marrin sa më shpejt që është e mundur, nuk është vetëm një kërkesë formale, por është diçka e nevojshme, sepse këto dy vende kanë përmbushur të gjitha kërkesat në përputhje me rregulloret dhe vlerat e BE-së”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, sa i përket Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se kjo nismë e Ballkanit të Hapur, është iniciativë e të tre liderëve.

“Ishte ide e jona, e të treve, në vend të Kovaçevskit ishte Zaevski, me këtë nismë donim të kujdeseshim për rajonin tonë dhe njerëzit tanë”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se kjo nismë nuk është iniciativë e Putinit e as e Viktor Orbanit, kryeministrit të Hungarisë, siç pretendohej.

“Ne e bëmë vetë, nuk kishim nevojë për askënd tjetër, tre vende ballkanike që u ulën bashkë për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq.

Ndërsa sa i përket luftës në Ukrainë, ai ka thënë se pas ndodhjes së sulmit rus në Ukrainë, janë shpërndarë diku rreth 2 mijë e 629 lajme në mediat evropiane, që sipas tij, e proklamonin Serbinë si vend i rrezikshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po rrezikonte pavarësinë e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“A ka një falje të vetme për këto gënjeshtra me të cilat janë ekspozuar populli i BE-së? Ne nuk kërkojmë drejtësi. Nuk jam këtu për të justifikuar qëndrimin tonë, pasi për mua si president i vendit, kam detyrimin që të mbroj interesat e njerëzve të mi”, ka thënë ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se ky samit në përgjithësi ka qenë një takim i mirë.

“Ajo që iu premtova është që do të bëjmë maksimumin për të arritur standardet evropiane”, ka përfunduar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika