Vuçiq pas takimit me Munsch: Kërkova që NATO të mbrojë serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me admiralin e NATO-s, Stuart Munsch ka thënë se ka kërkuar nga ai që NATO të mbrojë serbët në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch ka thënë se ka kërkuar nga ai që NATO të mbrojë serbët në Kosovë.

Ndër të tjera, presidenti Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se e ka falënderuar admiralin Munsch për mirëkuptimin “e politikës së neutralitetit të Serbisë”.

“Bisedë e mirë me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s që të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Munsch: Presim koordinim të ngushtë me KFOR-in

Ndërsa siç raporton REL, në një intervistë për agjencinë serbe, Beta, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch ka deklaruar se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës.

Ai shtoi se KFOR-i është “plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999”.

“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve”, ka thënë ai.

Ndryshe, Munsch është takuar sot në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s drejt Beogradit, takon Vuçiqin

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika