Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar si të vështira e të ashpra diskutimet e mbrëmshme në Bruksel.
Por, sipas tij, diskutimet kanë qenë edhe të suksesshme, teksa ka thënë se ka bërë ç’është e mundur për të ardhmen e Serbisë.
“Po analizoj çka ka ndodhur. Kemi luftuar aq sa ka qenë e mundur në ato kushte të vështira dhe kemi luftuar për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdim të investimeve për shtetin tonë. Dhe po ashtu unë e mbaj premtimin për Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të Serbisë”, ka thënë Vuçiqi.
Të hënën, Vuçiqi e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u morën vesh për tekstin e propozimit evropian, por në fund nuk pati nënshkrim nga dyja palët.
Kurti pas takimit tha se nënshkrimin e ka refuzuar pala serbe.