Vuçiq takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe me shefin e shtabit të ushtrisë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka qëndruar tërë natën deri në mëngjes në takim me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së këtij shteti, Milan Mojsilloviq, por që nuk ka dhënë ndonjë detaj se për çfarë është diskutuar

Fotografia e postuar nga Vuçiq në Instagram





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi mëngjesin e së premtes, se është takuar me ministrin e Mbrojtjes dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe.

Ai nuk dha ndonjë detaj se për çfarë u diskutua.

“Gjatë natës deri në mëngjes me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Millan Mojsilloviq. Nuk ka dorëzim”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Ndryshe, të enjten, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e një mijë forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Ndryshe, tre ditët e fundit, Mitrovica e Veriut ka qenë në tensione pas planifikimit të Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë.

Të enjten e 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi nga persona të armatosur, të cilët kanë shtënë me armë të gjatë në drejtim të patrollës së policisë në fshatin Serbovc në Komunën e Zveçanit.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndërsa, të premten në mëngjes, një ekip i Kallxo.com është sulmuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën, ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit. Nga ky sulm, gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike.

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika